Telegrafi

Bastoret ilegale, arrestohet edhe një person në Viti

Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, së bashku me zyrtarë të Doganës së Kosovës, dje kanë kontrolluar një lokal në qytetin e Vitisë, ku dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit ‘bastore online’.

Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante që lidhen me veprën e kryer.

Po ashtu, nën dyshim për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, është arrestuar: Sh.I.(1971).

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i  është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.