Site icon Telegrafi

Bastoret favorizojnë Interin para derbit ndaj Milanit

Derbi i Milanit po vjen. Kësaj radhe me Milanin që u mendua si favorit falë rezultateve pozitive, por që në fakt nuk është kështu.

Duket se mungesat e shumta të Milanit kanë ndikuar te ekipi Rossoner dhe cilësimi i tyre si favorit.

Kështu, sipas gjigantit evropian të basteve, Bet365, një fitore e Interit kuotohet 2.60, teksa kjo kuotë vazhdon të bie me kalimin e orëve.

Lexo po ashtu Milan vs Inter, formacionet e mundshme!

Një barazim kuotohet 3.20 dhe edhe kjo kuotë me kalimin e kohës po vazhdon të bie duke qenë se barazimi është shumë i mundur.

Por, mungesat te Milani kanë ndikuar që bastoret të cilësojnë Milanin si jofavorit të lehtë me kuotë prej 2.80 për një fitore të Milanit.

Megjithatë, kjo ndeshje është e paparashikueshme dhe do të jetë interesant të shihte si do t’ia dalë Milani pa mungesat dhe si do të debutojë Interi me Stafeno Piolin, trajnerin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version