Telegrafi

Bastoni dhe Nainggolan të gatshëm për Monchengladbachun, belgu peng i dokumentacionit

(Foto: Instagram/alessandrobastoni)

Alessandro Bastoni dhe Radja Nainggolan ka rezultuar negativë në testimet e fundit për coronavirus.

Mbrojtësi i Interit është i gatshëm që të luajë kundër Borussia Monchengladbachut në mesjavë, kurse mesfushori belg është duke bërë maksimumin për të qenë në dispozicion të trajnerit.

Dy lojtarët e Nerazzurrëve, të cilët kishin rezultuar pozitiv në COVID-19, tash janë shëruar nga infeksioni dhe mund t’i kthehen futbollit.

(Foto: Instagram/radja_nainggolan_l4)

Në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, skuadra italiane luan kundër Monchengladbachut ditën e mërkurë.

Edhe Nainggolan tashmë është negativ, mirëpo sipas Calciomercato.com, Interi duhet ta dërgojë dokumentacionin e nevojshëm (shërimin e suksesshëm dhe testin negativ) te UEFA për regjistrimin e lojtarit në listën e futbollistëve që do të luajnë në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/