Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni e ka cilësuar Antonio Conten si Lionel Messi i trajnerëve.
Reprezentuesi i Italisë U-21 ndihet i lumtur që po punon me trajnerin italian te te Interi.
Pas punës dhe stërvitjeve me të, Bastoni është i bindur se Conte është Messi i trajnerëve.
“Të gjithë kanë folur shumë për Conten dhe unë e kam marrë tashmë konfirmimin se sa i shkëlqyeshëm është ai. Sa më përket mua, Conte është Messi i trajnerëve”, ka thënë fillimisht Bastoni për La Gazzetta dello Sport.
“Ai është fenomenal, ka ide të jashtëzakonshme futbolli dhe gjithmonë dëshiron të sulmojë. Koha e stërvitjes është shumë e vështirë, por kështu ishte Gian Piero Gasperini kur luajta për Atalantan”.
“Dallimi ishte se ne po stërviteshim në Kinë gjatë verës dhe lagështia ishte e jashtëzakonshme, kështu që pranoj se kjo më bëri të vuaj shumë. Por, kur niveli i cilësisë rritet, ju duhet të ngrini lojën tuaj për ta përmbushur atë”.
“Nuk ka asnjë pikë për ta mohuar atë, ne duam të ndryshojmë mënyrën se si sezonet e Serie A kanë kaluar së fundmi”.
“Ne kemi trajnerin dhe skuadrën për ta bërë atë, por duhet ta dëshmojmë atë ndeshje pas ndeshje”, përfundoi mbrojtësi i ri i Interit. /Telegrafi/