Partia Socialdemokrate (PSD) i ka cilësuar përndjekje politike bastisjet që janë kryer të mërkurën tek ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), që janë pjesë të kryesisë së kësaj partie.
Në një lidhje direkte për emisionin “Five”, zyrtari i PSD-së Frashër Krasniqi, tha se shteti po mundohet ta përbaltë dhe përndjekë PSD-në.
“Këta tash e kanë përdor pushtetin e tyre përmes Sveçlës në polici, për me iniciua hetime, që dy vjet ka hetime, ua kanë kërkuar pajisjet telefonike ish-anëtarëve të kryesisë së PSD-së, anëtarëve të bordit të NPB-së. Pas pesë muajsh policia kanë shkuar të bëjmë skena kishe po bastisim, në mënyrë të kundërligjshme kanë instaluar mjete përgjuese në NPB, dhe kanë marrë dokumente që para pesë muajsh ua kanë dhënë vet, nuk kanë fshehë asgjë”.
Gjatë ditës, PSD e ka mbajtur një konferencë për media ku po ashtu e kanë cilësuar si përndjekje politike bastisjen në NPB.