Telegrafi

Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Policia e Kosovës, respektivisht Njësit i Krimeve Ekonomike ka zbarkuar sot në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku me urdhër të Prokurorisë Speciale po kryen bastisje.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur për Telegrafin se janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të  Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së  parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i  pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga  neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”, kanë deklaruar nga Prokuroria Speciale.

Ai tutje ka shtuar se pas përfundimit të aksionit do të ketë informacione për detaje tjera.

Telegrafi ka raportuar më herët se këto bastisje po kryhen lidhur me ambalazhimin e ujit. /Telegrafi/