Site icon Telegrafi

Bastisje në Prishtinë, polici në vetëmbrojtje qëllon me armë të dyshuarin

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri gjatë një bastisje që po kryhej, ku është plagosur personi i dyshuar.

Përmes një njoftimi për media, policia ka njoftuar se më të arritur në shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

“Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë.

Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).

Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë.

Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/

Exit mobile version