Telegrafi

Bastisje në një lokal bixhozi në Ferizaj, policia arreston dhjetë persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me qytetarët, njësitet policore kanë realizuar një kontroll në një lokal në fshatin Slivovë , ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit .

“Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 10 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh.

Gjithashtu në tre raste të ndryshme, janë shoqëruar 7 persona të cilët nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë COVID-19.
Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rastet procedohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/