Departamenti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës është duke kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë.
Bastisjet janë duke u kryer saktësisht në Zyrën e Prokurimit.
Përmes një përgjigje me shkrim për Telegrafin, Prokuroria Speciale ka thënë se kjo bastisje është kryer me qëllim të verifikimi të disa pretendimeve lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja e që tash është nën menaxhim të ministrisë. /Telegrafi/