Njësia e antidrogës në konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Livoç të Gjilanit.
“Gjatë bastisjes janë gjetur një sasi prej 8.4 gramë të dyshuara si marihuanë, e po ashtu në xhepin e jaknes së të dyshuarit tjetër janë gjetur në një qese 2.6 gramë marihuanë dhe të gjitha janë konfiskuar”, thuhet në raportin e policisë.
Janë arrestuar të dy personat e dyshuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit të njëjtit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/