Telegrafi

Operacioni i Gjykatës Speciale, në pritje të familjarëve të Krasniqit për të bastisur shtëpinë në Negrovc

Po vazhdon bastisja e shtëpisë së Jakup Krasniqit në Prishtinë, ndërkaq janë në pritje të familjarëve të Jakup Krasniqit nga Prishtina, në mënyrë që të mund të hapë shtëpinë në fshat dhe të fillojë bastisjen.

Kështu mëson KosovaPress nga familjarë të Krasniqit në Negrovc, të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës.

Operacioni i Gjykatës Speciale po mbështetet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

“Pjesëtarët e EULEX-it kanë arritur këtu që prej orës 6 të mëngjesit sot, unë i kam hetuar kah 15 në 7. Na kanë thënë qe po presim të vijnë nga Prishtina dhe që kanë procedurë të gjatë të kontrollit këtu. 5-6 kerre të EULEX-it janë në oborr dhe Policia e Kosovës janë jashtë oborrit. Kaq dimë deri tani. Çka të them më shumë, po më kujtojnë ngjarjet e vitit 1980, këtë ja kemi bërë vetës kështu. Nuk kam çka të shtoi”, ka thënë H.K për KosovaPress, përmes telefonit.