Site icon Telegrafi

Bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Ismail Syla

Dhomat e Specializuara sot janë duke kryer bastisje në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkaq, të martën është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit dhe në shtëpinë e prindërve të tij.

Lexo po ashtu Specialja bastis shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit

Ndërsa, ditët e fundit bastisje është kryer edhe tek shtëpia e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shalës, Artan Behramit dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Ndryshe, zyra e Prokurorit të Specializuar, ka nisur me disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë. /Telegrafi/

Exit mobile version