Telegrafi

Bastiset një shtëpi dhe një lokal në Gjilan, sekuestrohet sasi e duhanit

Policia e Kosovës ka kryer bastisje këtë të martë në një shtëpi dhe në një lokal në tregun e gjelbër në Gjilan për shkak të dyshimit se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar”. 

Sipas njoftimit, gjatë operacionit të bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim: filtër për cigare ‘Grand’, tetë pako X 50 copë X 200 letra për cigare, fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.

“Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g. Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare. Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare. Cigare NINE 29 pako X 20 cigare etj”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, policia ka bërë të ditur se janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa të gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë. /Telegrafi/