Site icon Telegrafi

Bastiset apartamenti i shefit të Audi-së si pjesë e hetimeve të VW-së

Këtë të hëne prokurorët e Mynihut bastisën banesën private të shefit ekzekutiv të Audi-së, Rupert Stadler si pjesë e hetimeve për skandalin e emetimeve të naftës së Volkswagen-it.

Autoritetet thanë se po hetojnë 20 të dyshuar për mashtrim dhe reklamim të rremë në lidhje me motorët dizel të Audi-së.

Në nëntor të 2015-së, Audi ka pranuar se disa nga makinat e saja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të pajisura me softuer që i lejonin ato të tregonin emetime të më të ulëta, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësit e Volkswagen-it dhe Audi-së thonë se po bashkëpunojnë me autoritetet, por refuzuan të komentonin më tej. Prokurorët thanë se kërkimet janë pjesë e një “hetimi paraprak” dhe nuk nënkuptonin që ata tashmë kishin prova të mashtrimit.

Në një intervistë me Financial Times, Stadler e përshkroi skandalin e naftës si një krizë “e cila dëmtonte pak vetëbesimin në kompani”.

Lexo po ashtu Ngritet aktakuzë ndaj ish drejtorit te Volkswagen për mashtrim pas skandalit të emetimit në veturat diesel

Edhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishin ngritur aktakuzë për mashtrim ndaj Martin Winterkorn, ish-drejtor ekzekutiv i Volkswagenit pas skandalit të mashtrimit të emetimeve në veturat diesel të prodhuar nga kjo kompani. /Telegrafi/

Exit mobile version