Hetuesit e Speciales kanë nisur sot bastisjen e shtëpisë së ish presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe ish- kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.
Telegrafi ka tentuar të kontaktojë zyrtarë të PDK-së, por nuk kanë qenë të qasshëm. Ndryshe, në afërsi të selisë së PDK-së, banesën e ka edhe ish kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Thaçi dhe Veselit, tashmë ndodhen në Hagë, pasi iu është konfirmuar aktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar. /Telegrafi/