Telegrafi

Bastisen disa lokacione dhe arrestohen disa persona, Policia në Ferizaj mban konferencë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt kanë bërë të ditur se kanë realizuar një aksion të suksesshëm në rajonin e Ferizajt, ku janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar disa persona, megjithëse nuk bëhet e ditur se për çfarë bëhet fjalë.

Lidhur me këtë aksion, sot do të mbahet një konferencë për media në ora 10:00.

“Konferenca do të mbahet në objektin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj , sot datë 19.11.2021 me fillim nga ora 10:00, Kati I-rë në sallën e takimeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/