Basketbollistja më e bukur dhe një prej më të mirave në vend, Ulpiana Emra, ka kaluar te klubi pejan i femrave, Penza.
Ulpiana kalon te Penza nga Prishtina, teks ado t’i përforcojë ndjeshëm radhët e pejaneve.
Bukuroshja ka nxitur vëmendjen e mediave së fundmi për faktin se është pa dyshim basketbollistja më e bukur, por në teren do të jenë kualitetet teknike që do të vendosin e jo bukuria.
Së paku KB Penza ka për çka të krenohet – për marketingun e madh që gëzon bukuroshja nga Prizreni dhe vëmendjen që do të tërheqë për klubin pejan në mediat shqiptare. /Telegrafi/