Telegrafi

Basketbollisti amerikan i Orlando Magic grushton basketbollitin serb në mes të lojës, përjashtohen të dy (Video)

Gjërat në NBA kanë filluar të dalin nga kontrolli ditëve të fundit.

Vetëm një ditë pasi një përleshje në parket u tentua të bartej në zhveshtore nga lojtarët e Houston Rockets në ndeshjen e tyer ndaj LA Clippers, një incident mjaft i rëndë ndodhi një ditë më vonë.

Në përpjekje për të marrë pozicion për të kapur topin Nemanja Bjelica i Minnesota Timberëolves ishte Arron Afflalo ai që nuk mundi ta duronte këtë gjë dhe kontaktin nga serbi.

Në përplasje e sipër Aflalo e shtyu basketbollistin nga Beogradi dhe e shtyu atë e madje edhe e grushtoi.

Menjëherë ndërhynë bashklojtarët dhe gjyqtarët, e këta të fundti i përjashtuan të dy lojtarët e përfshirë në këtë incident.

Takimin e fitoi Orlando Magic, pasi Aflalo e fitoi duelin fizik ndaj serbit në parket.

Në NBA përplasjet e tilla ditëve të fundit kanë tejkaluar normalitetin. /Telegrafi/