Telegrafi

Basketbollistet e Prishtinës fitojnë titullin

Vashat e KB Prishtinës janë shpallur kampion të Kosovës.

KB Prishtina sonte shënoi fitoren e dytë të finales së madhe kundër KB Penzës nga Peja me rezultat prej 69:78.

Rezultati i përgjithshëm nga kjo përballje është 2 me 1, në të mirë të vashave nga kryeqyteti. Lajmin e ka bërë të ditur KB Prishtina përmes një postimi në Facebook, raporton Koha.net.

“KB Prishtina ekipi i femrave është shpallur kampion në Ligën e Femrave duke mposhtur KB Penza nga Peja 69:78. Ato u shpallen kampione me rezultat të përgjithshëm 2:1”, ka shkruar klubi i Prishtinës.