AL Trade Center ka marrë iniciativën të ftoj të gjithë t’i bashkohen aktivitetit për transfuzionin e gjakut një traditë që do të mbahet edhe këtë vit, e tani më shumë se kurrë është koha që çdo kush të marr një hap para që të ju ndihmojë këtyre njerëzve, e sidomos të rinjët, pacientët me sëmundje qelizore dhe sëmundje të tjera që kërkojnë transfuzion të gjakut kanë më shumë mundësi të gjejnë shpresë brenda një mjedisi shoqëror etnik.
Dhurimi vullnetar i gjakut është dhurata më e çmuar që dikush mund t’i jap një personi tjetër, jo rastësisht quhet edhe dhuratë e jetës.
Një vendim i yti që e bën sot për të dhuruar gjak, mund të shpëtojë një jetë diku, dëshira e madhe për të ndihmuar gjithmonë ka rezultat pozitiv ne shoqëri. Kështu që qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që t’i japim shpresë personave të cilët janë në nevojë.
Dita e parë e këtij aktiviteti fillon më 20 nëntor, 2019 në Drenas nga ora 10:00 deri në 14:00 për dy ditë me rradhë, të mërkurën dhe të enjten saktësisht afër LPR dhe ATC Market.
Bashkohuni me AL Trade Center, dhuro gjak për të shpëtuar një jetë.