Kjo është hera e parë që u panë në publik, pasi filluan thashethemet rreth pajtimit të tyre.
Çifti ishte në një konferencë në Vatikan, ku u panë duke shtrënguar duart me Papa Françeskun.
Bëhet fjalë për Katy Perryn dhe Orlando Bloomin që për një kohë i kishin dhënë fund romancës dyvjeçare.
E gjithë ngjarja kishte ndodhur pas raportimeve të medieve se aktori e kishte tradhtuar me një bukuroshe në plazhet fantastike të Maldives.
Bukuroshja amerikane kishte veshur një fustan të zi të shoqëruar me një kapelë po të njëjtës ngjyrë ndërsa i dashuri i ishte përshtatur veshjes së këngëtares duke veshur kostume të zeza.
“Ishte nder që të qëndroj në prani të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut”, ka shkruar ndër të tjerash Perry në llogarinë personale në Instagram. /Telegrafi/