Telegrafi

Bashkimi tepër i fortë për Yllin

Klubi basketbollistik Bashkimi ka regjistruar fitore të thellë (96-57) ndaj Golde Eagle Yllit në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Derbi lokali i zhvilluar në Palestrën sportive “Sezai Surroi” ishte i barabartë në çerekun e parë (22:22).

Në vazhdim, prizrenasit u treguan më të mirë në pjesëlojën e dytë (17:10), për të shkuar në pushim me shtatë pikë epërsi (39-32).

Bashkimi vazhdoi dominimin edhe në fraksionin e tretë (23:15) duke e rritur akoma më shumë avantazhin.

Ekipi vendas nuk lëshoi pe as në çerekun e fundit që e fitoi bindshëm (34:10), për ta fituar sfidën me epërsi shumë të lartë prej 39 pikësh. /Telegrafi/