Telegrafi

Bashkimi për të forcuar kreun, Sigal Prishtina që t’i afrohet liderit

Sonte do të zhvillohet një derbi në kuadër të IP Superligës së basketbollit të Kosovës.

Bashkimi do të mirëpres para shikuesve të vetë në palestrën sportive “Sezai Surroi” skuadrën e Sigal Prishtinës.

Prizrenasit momentalisht e kryesojnë tabelën e klasifikimit, mirëpo prishtinasit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara për shkak të angazhimeve në FIBA Europe Cup.

Bashkimi dhe Sigal Prishtina gjatë finales së vitit të kaluar

Por, në rast të fitores së prishtinasve, atëherë do të ofrohen kreut të tabelës në vetëm një pikë.

Kujtojmë se dueli i parë u mbyll me rezultat 89-54 në të mirë të Prishtinës.

Theksojmë takimi pritet të startojë me fillim në ora 19:00 ndërsa pritet të jenë të pranishëm tifozeritë e të dyja gaborreve, “Arpagjik’t” dhe “Plisat”. /Telegrafi/