Sigal Prishtina ka arritur që të mposhtë me lehtësi Bashkimin në kryeqytet me rezultat 94-67.
Ndeshja ishte e balansuar deri në fund të pjesës së parë, ku edhe Bashkimi provoi që të mbetej në takim.
Megjithatë, në frymë dominuese për Prishtinën shkoi çereku i tretë, teksa vulën e dha pjesëloja e fundit, ku Sigal Prishtina e vulosi fitoren prej 27 pikësh epërsi.
Kjo fitore ishte rutinore për Sigal Prishtinën, që po bëhet gati për ndeshjet e play offit.
Sigal Prishtina gjendet edhe në luftë për Ligën Ballkanike. /Telegrafi/