Site icon Telegrafi

Bashkimi kërkon titullin historik, Prishtina të mbetet në kryeqytet

Bashkimi e ka nisur stinorin me fitore ndaj Sigal Prishtinës dhe me fitore ndaj skuadrës së kaltër synon edhe ta mbyllë edicionin 2016\17.

Fitorja në ndeshjen e fundit do të nënkuptonte se Bashkimi do të fitojë titullin, të parin prej pavarësimit të basketbollit kosovar, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkimit i duhet të bëjë dy hapa të tjerë për të shpresuar te fitorja e fundit. Duhet të fitojë edhe dy ndeshje të tjera të serisë finale të “Play-Off” paraprakisht. Skuadra që fiton tri ndeshje shpallet kampione.

Seria finale hapet të shtunën (sot) nga ora 19:00 me përballjen e parë të Sigal Prishtinës me Bashkimin. Finalja e parë luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Exit mobile version