Dani Alves ka thënë se bashkimi me Juventusitn i ka dëmtuar njerëzit përreth tij.
Mbrojtësi u bashkua me Bianconerët në verën e vitit 2016 pasi u largua nga Barcelona, por aty kaloi vetëm një sezon dhe pastaj kaloi në Saint-Germain.
“Largimi nga Juve ishte një kombinim i disa faktorëve”.
“Unë kam shumë miq në PSG, partnerja ime kishte jetuar në Paris dhe ajo e adhuron qytetin. Klubi ka ambicie të madhe për të evoluuar dhe për t’u bërë më i madh”.
“Sigurisht, unë isha hipnotizuar nga ideja që të punoja sërish me Pep Guardiolan edhe një herë. Unë u hipnotizova nga ai dhe nuk shikoja opsionet tjera”.
“Një herë kisha marr vendim që të bashkohem me Juventusin pa shikuar përreth dhe kjo ka dëmtuar disa njerëz të afërt me mua”.
“Nuk ishte shumë e lehtë të gjeja një fluturim nga Torino për të parë fëmijët e mi në Barcelonë. Për partneren time, ishte e vështirë për të gjetur punë, pasi për të nuk kishte shumë në Torino”.
“Kjo ka bërë që ta zgjedh Parisin para Mançesterit në këtë rast. Unë nuk e fsheh admirimin tim për Pepin dhe vullnetin tim që të luaj në Ligë Premier në të ardhmen”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/