Telegrafi

Bashkimi fiton dramën në Therandë, Trepça mposht Rahovecin

Superliga e Kosovës në basketboll na ka dhuruar dy ndeshje interesante në mbrëmjen e së shtunës, ku Bashkimi fitoi dramën në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit, ndërsa Trepça nuk lejoi befasi, pasi mposhti Rahovecin.   

Ndeshja në mes të Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit ishte dramë në vete, pasi ekipi nga Prizreni arriti të fitoj vetëm në fund të ndeshjes.

Çereku i parë i ndeshjes i takoi skuadrës mysafire, pasi arritën të mbyllin 10-të minutëshin e parë me rezultat 16-17, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me një pikë epërsi për skuadrën nga Suhareka, duke fituar 33-32.

Në pjesën e dytë, apo më saktë në çerekun e tretë, GE Ylli arriti të ngritë epërsinë në 57-52, duke i bërë të gjithë të besojnë që do të arrijnë fitoren, por kështu nuk ndodhi pasi çereku i fundit i takoi Bashkimit, të cilët arritën edhe të fitojnë dramën në fund me rezultat të ngushtë 71-73.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në ‘Minatori’ të Mitrovicës, në mes të Trepçës dhe Rahovecit, ishin vendasit që nuk lejuan të ndodh ndonjë befasi dhe në fund fituan me rezultat 84-55. /Telegrafi/