Bashkimi Evropian ka paralajmëruar kundërpërgjigje të shpejtë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin tarifa shtesë ndaj mallrave evropiane.
“Natyrisht, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbaton tarifa shtesë ndaj mallrave me origjinë nga Evropa, Bashkimi Evropian do të përgjigjet me shpejtësi”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Daniel Rosario.
Presidenti amerikan Donald Trump më herët ka thënë se do të zbatojë 25 për qind tarifa shtesë për automobilat e importuar nga Bashkimi Evropian.
Muajin e kaluar, kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u takua në Shtëpinë e Bardhë me Trump për të diskutuar për marrëdhëniet ekonomike. /Telegrafi/