Site icon Telegrafi

Bashkimi Evropian miraton blerjen e Shazam nga Apple

Bashkimi Evropian ka miratuar blerjen e planifikuar të Shazam nga Apple duke thënë se një veprim i tillë nuk dëmton konkurrencën.

Marrëveshje e lajmëruar që nga dhjetori i vitit të kaluar do të ndihmonte gjigantin e iPhone të konkurronte më mirë me liderin e industrisë Spotify, përcjell Telegrafi.

Hetimi i Bashkimit Evropian filloi në prill të këtij viti pas shqetësimeve se kompanitë mund të blejnë rivalët e tyre për të përdorur të dhënat që posedojnë dhe dominuar tregun. Franca, Italia, Spanja dhe Suedi ishin vendet të cilat kishin shprehur shqetësim rreth finalizimit të marrëveshjes.

Shazam është një aplikacion që përdoret për identifikimin e këngëve kur telefoni drejtohet nga një burim audio. /Telegrafi/

Exit mobile version