Telegrafi

Bashkimi Evropian kërkon që t’i jepet fund dhunës në Iran

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Iranit të tregojë “përmbajtje maksimale” në trajtimin e protestave që kanë tronditur vendin ditët e fundit.

Zyrtarët iranian, ndërkohë, kanë arrestuar udhëheqësit e protestave dhe imponuan një ndërprerje gati të plotë të internetit.

Një zëdhënëse e BE-së të enjten u shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve gjatë protestave në Iran dhe bëri thirrje për dialog për të zgjidhur tensionet, transmeton Telegrafi.

“Ne presim që forcat e sigurisë së Iranit të ushtrojnë kufizime maksimale në trajtimin e protestave dhe që protestuesit të demonstrojnë në mënyrë paqësore. Dhuna është e papranueshme”, tha Maja Kocijancic në një deklaratë.

Protestat masive shpërthyen në Iran të premten e kaluar pasi qeveria ngriti me shpejtësi çmimin e benzinës, dhe trazirat u përhapën shpejt në qytete në të gjithë vendin.

Ndërsa zyrtarët konfirmuan pesë vdekje, grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International tha se mbi 100 demonstrues besohej se ishin vrarë dhe se numri i vërtetë mund të ishte deri në 200.

Interneti është mbyllur prej ditësh në Iran, duke e bërë të vështirë marrjen e informacionit të besueshëm në lidhje me shtrirjen e trazirave. /Telegrafi/