Telegrafi

Bashkimi Evropian dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Bashkimi Evropian ka dënuar sot sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një postim në Twitter shkruan se dënon ashpër sulmin ndaj të rinjve, ndërsa tha se është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë këtë rast.

“Bashkimi Evropian dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë dhe drejtësia të vihet në vend. Personave të plagosur u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Stano.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/