Bashkimi ka arritur ta sigurojë finalen e Kupës duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 93:76.
Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi deri në fund, ndërsa ndaljet e shpeshta të rrymës e penguan mbarëvajtjen e këtij takimi, që u desh të ndërpritet disa herë.
Prizrenasit ishin nga fillimi deri në fund në epërsi, por vreshtarët nuk u dorëzuan asnjëherë.
Çereku i parë u mbyll 27:18 në të mirë të portokallinjve.
Por në çerekun e dytë rahovecasit u konsoliduan dhe e mbyllën pjesën e parë në vetëm katër pikë minus (47:43).
Ayron Mos ishte enigmë e pazgjidhur për rahovecasit dhe shënonte nga pothuajse çdo pozitë.
Çereku i tretë u mbyll 67: 59.
Kur u prit që Rahoveci të tentojë ta barazojë, ashtu nuk ndodhi, pasi shumë gabime të lojtarëve, ndikuan në rezultatin përfundimtar 93:76.
Bashkimi kaloi në finale të Kupës, por Rahoveci me tifozët e tyre Vreshtarët i dhanë hijeshi kësaj ndeshje. /Telegrafi/