Telegrafi

Bashkimi dhe Prishtina në kërkim të epërsisë në ‘play-off’ në konkurrencën e femrave

(Foto: basketbolli.com)

Bashkimi sonte (e martë) pret Prishtinën në ndeshjen e tretë finale të ‘play-offit’ nga ora 20:00.

Dy skuadrat kanë treguar formë dhe përkushtim maksimal drejt rrugës për titullin kampion të edicionit 2022/2023.

Rezultati momental në seri të kësaj faze është 1-1, ku Bashkimi arriti fitoren në ndeshjen e parë me rezultat 92-76, pastaj në ndeshjen e dytë vajzat nga Prishtina barazuan serinë pasi triumfuan me rezultat 79-66, duke ia shkaktuar humbjen e parë Bashkimit në këtë edicion në Superligën e Femrave.

Kush fiton sonte do të kalojë në epërsi 2-1, ndërsa kampion shpallet skuadra me tri fitore.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “13 Qershori” në Therandë.