Telegrafi

Bashkim Nurboja: Peja do të ketë transparencë radikale për paratë e qytetarëve

Kandidati për kryetar nga rradhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, Bashkim Nurboja në përballjen e tij me kandidatët e tjerë për kryetar komune në RTK ka thënë që problemi me transparencë e korrupsion në Pejë është i madh.

Sipas tij, manipulimet me para publike  e tender kanë filluar nga qeverisja e AAK-së për 8 vite dhe po vazhdojnë në qeverisjen e LDK-së.

“Gjatë 4 viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje komuna e Pejës do të ketë transparencë radikale, qytetarët do të kenë qasje në shpenzimet komunale dhe tenderët do të jenë të mbikqyrur përveç se nga zyrtarët komunal edhe nga shoqëria civile dhe komuniteti”, ka thënë Nurboja.
Ndërsa në diskutimet për turizmin Bashkim Nurboja premtoj që gjatë 4 viteve do të investoj 3.5 milion euro në turizem, nga të cilat 2 milion vetëm për zonën e Rugovës.