Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se ceremonia do të fillojë në ora 10:00.
Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.
Pas dorëheqjes së Gjenerallejtënant Rrahman Rama nga pozita e Komandantit të FSK-së, tashmë është emëruar komandanti i ri.
Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më datën 1 dhjetor. /Telegrafi/