Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, mbajti takim pune me përfaqësuesit e iniciativave dhe shoqatave qytetare, të cilët i dorëzuan vërejtje Ministrisë lidhur me propozim-rregulloren për plotësimin e Rregullores për vlerat kufitare për nivele dhe lloje të substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerën kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjata, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ana e sektorit joqeveritar morën pjesë përfaqësues të iniciativave qytetare: Koalicioni O2 për ajër të pastër, “Ajër tani”, “Ne jemi Karposh 4”, “Ndal ndotjes”, “Shkupi smog alarm”, “Shpëtim për Vodnon”, “Kumanova kërkon ajër të pastër”, “Shkupi kërkon ajër të pastër”, “SOS Ohri”, “Megjashi”, Shoqata ekologjik “Eco Guerilla”, Shoqata për zhvillim dhe veprim aktiv e nxitje të sektorit qytetar “Për ne bëhet fjalë”, si dhe Shoqata për mbrojtjen e shtazëve dhe mjedisit jetësor “E.D.E.N”
Në këtë takim, ekspertët e Ministrisë përmes bisedës konstruktive i arsyetuan propozim- pragjet për informim dhe alarmim të grimcave PM 10 dhe i dëgjuan vërejtjet e publikut lidhur me propozim Rregulloren./Telegrafi/