Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit: Për shkak të përhapjes së shpejtë, në vend të 2 ditëve, spërkatja kundër mushkonjave do të zgjas 4 ditë

Bashkia e Shkupit reagon ndaj akuzave për mushkonjat. Nga Bashkia thonë se për shkak të reshjeve të shiut në periudhën e kaluar, ka qenë e krijuar klimë për përhapje më të shpejtë, dhe kanë vendosur që spërkatjen e tretë ajrore, në vend të dy ditëve, të zgjasë katër ditë, ndërsa spërkatja nga toka do të zgjasë prej ditën e hënë deri ditën e premte.

“Si më parë, ashtu edhe tash, Bashkia e Shkupit secilën vit kryen spërkatje si nga ajri ashtu edhe nga toka kundër mushkonjave. Bashkia e Shkupit deri më tash i ka kryer dy spërkatje kundër mushkonjave, ndërsa spërkatjet janë bërë edhe nga ajri edhe nga toka. Spërkatja e parë ishte prej 3 korrik deri më 15 korrik, gjegjësisht nga 3 deri më 7 korrik spërkatej nga toka, ndërsa nga 7 dhe 8 korriku spërkatej nga ajri me aeroplan kundër mushkonjave. Spërkatja e dytë filloi më 21 korrik dhe zgjati deri më 7 gusht, gjegjësisht me aeroplan spërkatej nga 21 dhe 22 korriku, dhe nga toka spërkatej prej 22 korrik deri më 26 korrik”, thonë nga Bashkia e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Më 11 dhe 12 gusht bëhet spërkatja kundër mushkonjave në Shkup

Ata shtojnë se krahas kësaj spërkatje, Bashkia e Shkupit do të spërkat edhe dy herë edhe atë në fund të muajit gusht dhe në fillim të shtatorit./Telegrafi/

Exit mobile version