Këshilli i Bashkisë së Shkupit i ka miratuar propozimet e këshillëtarëve të OBRM-PDUKM-së për të ndihmuar rajonet e përmbytura me 2.5 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto para do të destinohen për sanimin dhe rindërtimin e rrugëve të dëmtuara, ndërkaq qytetarët e këtyre rajoneve do të lirohen nga pagesa e shërbimeve komunale të cilat kanë bërë grumbullimin dhe transportimin e bërllogut.
Qytetarët e këtyre rajoneve do të lirohen edhe nga shërbimet e ujësjellësit, për muajin gusht, shtator dhe tetor./Telegrafi/