Site icon Telegrafi

Bashkia e Shkupit: Informacioni për sheshin e KAÇKM-së është dhënë për pyetjen e gazetarëve

Bashkia e Shkupit ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga OBRM-PDUKM se ata kanë pasur njohuri se zgjerimi i sheshit të KAÇKM-së ishte bërë pa lejen e ndërtimit nga një kontraktor i panjohur dhe nga një mbikëqyrje e panjohur e ndërtimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bashkia e Shkupit demanton fuqishëm të pavërtetat e paraqitura nga OBRM-PDUM dhe Svetlana Kolariç lidhur me ndërtimin e sheshit të KAÇKM-së dhe urës në lumin Vardar ndërmjet Aerodromit dhe Qeramidnicës. Bashkia e Shkupit ka filluar me punimet përgatitore nga faza e parë e këtij projekti kapital, për të cilin janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme ligjore. Aktivitetet kryhen në përputhje me programin e punës dhe planin për blerje publik dhe sipas tyre ka filluar në kohë sipas të gjitha rregullave.

Për më tepër, për të shmangur problemet të tilla të mundshme për shkak të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, Bashkia e Shkupit vendosi të mos organizonte një ngjarje zyrtare, por ky informacion ishte dhënë si pjesë e një pyetjeje të gazetarëve dhe qyteti sigurisht ka të drejtë të informojë qytetarët për aktivitetet”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM ngrit padi penale kundër Shilegovit (Video)

Në lidhje me lejen e ndërtimit ata thonë se vetëm puna përgatitore për këtë projekt ka filluar kohët e fundit dhe Bashkia Shkupit do të lëshojë lejen e duhur të ndërtimit në momentin kur do të vijë koha për aktivitete të veçanta të ndërtimit./Telegrafi/

Exit mobile version