Telegrafi

Bashkia e Shkupit dënon me 50 euro shoferin i cili ndaloi veturën dhe kryqëzohej para përmendores

Bashkia e Shkupit bëri të ditur se vozitësi i automjetit që u parkua në sheshin “Maqedonia” dhe u lut para përmendores së mbretit Samoil në Shkup është dënuar me 50 euro.

“Pas publikimit të videos në rrjete sociale, ku dëshmohet parkimi jo i rregullt në hapësirë pulbike në rrugën “Maqedonia’, inspektorët e Bashkisë së Shkupit menjëherë reaguan dhe e dënuan kryesin me 50 euro”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Lexo po ashtu Sërish veturë në sheshin e Shkupit, shoferi gjunjëzohet dhe bën kryqin para bustit të Samuilit

Ndryshe, mbrëmë në rrjete sociale u publikua video të një shoferi i gjunjëzuar dhe duke u lutur para përmendores së mbretit Samoil.

Më herët, një person nga Haraçina e Shkupit u dënua me 45 euro për vozitje në shesh./Telegrafi/