Krerët e bashkësive fetare në Maqedoni janë takuar sot dhe kanë biseduar për gjendjen e tanishme politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo mbledhje, bashkësitë fetare bëjnë thirrje për dialog konstruktiv, qetësim dhe përmbajtje nga veprime të cilat janë të dëmshme për shtetin dhe qytetarët e Maqedonisë.
Njiherit, bashkësitë fetare në vend kanë shprehur shqetësimin e tyre për shfaqjen e ksenofobisë, antisemitizmit, islamofobisë, dhe kristianofobisë, si edhe fjalës së urrejtjes, të drejtuara kundër anëtarëve të bashkësive fetare dhe etnike të caktuara./Telegrafi/