Telegrafi

Bashkësia kroate jep mbështetje për hapat reformuese të Qeverisë së Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev, sot realizoi takim me Nenad Zhivkoviq, anëtarë i këshillit për kroatët në Qeverinë e Kroacisë për diasporë, Nenevka Kostovska, kryetaren e Bashkësisë së Kroatëve në Maqedoni dhe me përfaqësuesit tjerë kroatë në Maqedoni.

Siç informojnë nga qeveria në takim veçanërisht është folur për mbledhjen e paraparë më 10 maj në Shkup, çka do të mbahet në mes komiteteve të përziera të Maqedonisë dhe Kroacisë për të monitoruar marrëveshjen mes dy vendeve, për mbrojtjen e pakicës maqedonase në Kroaci dhe pakicës kroate në Maqedoni. Takimi është paraparë pas tetë vjetorit të themelimit, me çka është konstatuar se nevojitet vëmendje për realizimin e obligimeve të dala nga marrëveshja e bërë nga të dyja vendet.

Një zëri thanë se, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka mbështetjen e qytetarëve kroat në Maqedoni dhe nga Republika e Kroacisë, për hapat reformuese, proceset demokratike, lidhje për fqinjësi të mirë dhe integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e Këshillit të Qeverisë së Kroacisë, Nenad Zhivkoviç, në takim theksoj se ka kompani nga Kroacia që janë të interesuar për të investuar në Maqedoni. /Telegrafi/