Telegrafi

Bashkësia e biznesit do ta shqyrtojë vlerën tregtare të të drejtave autoriale

Përfaqësues të bashkësisë së biznesit sot do t’i parashtrojnë këndvështrimet e tyre për vlerën reale tregtare të të drejtave autoriale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën për shtyp në OEM për shqyrtim të bashkësisë së biznesit do të flasin Bllagoj Hristov, kryetar i Shoqatës së teknologjive informatike-komunikuese pranë Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Aleksandar Narashanov, menaxher për politika dhe komunikime në Odën Ekonomike Amerikane në Maqedoni. /Telegrafi/