Aktori Pierce Brosnan është një ndër meshkujt më të veçantë në botë.
Në vend që të shoqërohet me vajza të bukura, të tilla që i kishte në krah gjatë kohës sa xhirohej në rolin e James Bondit, ai është krejtësisht ndryshe.
Dhe fakti që nuk ka ndonjë top-modele në krah përveç bashkëshortes së thjeshtë, flet më shumë rreth tij. Kohët e fundit i tha të gjithëve “Nuk munda ta gjeja një më të mirë”.
Nuk është sekret se kohët e fundit Keely Shaye Smith u përpoq që të humbasë peshë, por nuk po ia del dot.
I dashuri i saj nuk i jep ndihmë. Ai është një nga të paktët të cilët me të vërtetë nuk janë të interesuar që në krah të ketë një Barbie.
Dhe kur u pyetën për peshën e saj të tepërt, ai tha se po e mbështet në këtë qëllimin, por se nuk e merr afër zemrës.
“Ajo është një në një milion. Jam shumë e lumtur që e kam gjetur”, tha Pierce për bashkëshorten.
Kujtojmë se Brosnan nga martesa e parë me aktoren australiane Kassandra Harris, e cila vdiq nga kanceri, ka një djalë, Seona, i lindur në 1983.
Nga ajo martesë, pas vdekjes së bashkëshortit të parë të Kassandras, Dermot, aktori mori nën përkujdesje fëmijët e tyre, Charlotte dhe Christopher. Charlotte, si nëna e saj, Kassandra, vdiq nga kanceri. /Telegrafi/