Telegrafi

Bashkëshortja e Trump: Ai do t’u shërbejë të gjithë amerikanëve

Bashkëshortja e Donald Trump Melania Trump, ka thënë bashkëshorti i saj, përkatësisht kandidati republikan për president, do të iu shërbejë të gjithë amerikanëve, pa dallim race, feje apo të ardhura.

“Donald e ka për qëllim që të përfaqësojë të gjithë njerëzit, jo vetëm disa prej tyre”, ka thënë Melania shkruan BBC.

Këto komente Melani i ka bërë gjatë konventës kombëtare të Partisë Republikane në Cleveland më 18 korrik, portretizimi që Melania Trump i ka bërë bashkëshortit të saj ka pasur për qëllim që të zbusë të gjitha kritikat e ashpra me të cilat është përballur ai pas deklarimeve për myslimanët dhe imigrantët.