Kanye West dhe gruaja e tij, Bianca Censori, kanë qëndruar së fundmi në Dubai dhe ajo tërhoqi vëmendjen me zgjedhjet e pazakonta të modës.
Gjegjësisht, bashkëshortja e reperit ka shëtitur nëpër qendrën tregtare me taka ‘leshatake’ të markës Balenciaga, të cilat kushtojnë rreth 1.130 dollarë (1051 euro) dhe janë pjesë e koleksionit pranverë/verë 2024.
Bianca kishte zgjedhur një fustan të zi të gjatë me kapuç, ndërsa Kanye kishte veshur po ashtu në të zeza.
Siç dihet tashmë, Censori u bë objekt i artikujve në media për shkak të paraqitjes, duke qenë se shfaqet shpesh në publik në edicione të guximshme dhe të pazakonta.
Shumëkush e ka vënë re sesi Bianca vishet në mënyrë të ngjashme me ish-bashkëshorten e West, Kim Kardashian dhe fansat besojnë se ai po i tregon se çfarë të veshë. /Telegrafi/