Nga ora 06:00 e mëngjesit shtëpia e Jakup Krasniqit në Prishtinë është bastisur nga njësitet, ndërsa këto bastisje janë konfirmuar edhe nga Gjykata Speciale.
Pak më parë jashtë shtëpisë ka dalë bashkëshortja e Krasniqit, Sevdije Krasniqi.
Bashkëshortja e Krasniqit ka treguar se gjendja e familjarëve brenda shtëpisë është e mirë, derisa bënë të ditur se ende po vazhdon bastisja.
Siç njofton KP, njësitet e EULEX bashkë me Policinë e Kosovës po qëndrojnë edhe në fshatin Negrovc të Drenasit që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit.
EULEX-i është në pritje të familjarëve të Jakup Krasniqit nga Prishtina, në mënyrë që të mund të hapë shtëpinë në fshat dhe të fillojë bastisjen.
Ndryshe, operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).