Telegrafi

Bashkëshortja e Granit Xhakës pas një javë martese e gjen definicionin e dashurisë (Foto)

Granit Xhaka javën e kaluar kurorëzoi lidhjen disavjeçare me Leonita Lekajn.

Dyshja është martuar në një ceremoni private familjare, por e cila ishte si në përralla.

Por, pa kaluar një javë prej martesës, Leonita e ka gjetur definicionin e dashurisë, transmeton Telegrafi.

Bukuroshja na lë të kuptohet përmes mesazhit në Instagram se dashuria nuk është ta gjesh vetëm personin e jetës.

“Dashuria nuk do të thotë të gjesh dikë ta kalon jetën, por të gjesh dikë që të jeton edhe pa dashuri”, ka shkruar Lekaj në Instagram.

Ndryshe, çifti aktualisht po shijojnë muajin e mjaltit në plazhet fantastike anembanë botës. /Telegrafi/