Telegrafi

Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita, tejet krenare me Xhakën e Shaqirin: Nuk ka nevojë për fjalë

Foto: Getty Images

Zvicra ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër duke e mposhtur Serbinë me rezultat 2-1.

Në këtë ndeshje, dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri patën një paraqitje të shkëlqyer.

Grabit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)

Ata dhuruan dy gola spektakolarë, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

Më emocionuese kjo ndeshje ka qenë edhe për familjarët e futbollistët, të cilët duan më të mirën nga përfaqësuesit e tyre.

Lexo po ashtu Reagimet e yjeve shqiptarë pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë: Të gjithë krenarë me Xhakën e Shaqirin

Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, ka qenë ajo e cila gëzimin e saj e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Leonita Lekaj në mbështetje të Granit Xhakës (Foto: Leonita Lekaj/InstaStory)

Ajo ka publikuar disa fotografi para fillimit të ndeshjes, ku shfaqej mjaft elegante ,teksa mbante pranë fanellën e bashkëshorti të saj.

Foto: Leonita Lekaj/InstaStory

Më pas në InstaStory, ajo ka hedhur imazhe ku të cilat shfaqin momentin kur dashura e jetës së saj dhuroi golin spektakolar, dhe bëri shqiponjën me duar.

“Nuk ka nevojë për fjalë”, ka shkruar Lekaj në mbishkrimin e fotografisë së hedhur në Instagram. /Telegrafi/

Foto: Leonita Lekaj/InstaStory