Zvicra ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër duke e mposhtur Serbinë me rezultat 2-1.
Në këtë ndeshje, dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri patën një paraqitje të shkëlqyer.
Ata dhuruan dy gola spektakolarë, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.
Më emocionuese kjo ndeshje ka qenë edhe për familjarët e futbollistët, të cilët duan më të mirën nga përfaqësuesit e tyre.
Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Lekaj, ka qenë ajo e cila gëzimin e saj e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar disa fotografi para fillimit të ndeshjes, ku shfaqej mjaft elegante ,teksa mbante pranë fanellën e bashkëshorti të saj.
Më pas në InstaStory, ajo ka hedhur imazhe ku të cilat shfaqin momentin kur dashura e jetës së saj dhuroi golin spektakolar, dhe bëri shqiponjën me duar.
“Nuk ka nevojë për fjalë”, ka shkruar Lekaj në mbishkrimin e fotografisë së hedhur në Instagram. /Telegrafi/